Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave pas votimit të projektligjeve për ushtrinë.
Menjëherë pas votimit të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.
Express raporton se Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave në veri, i cili është krijuar pas zhvillimeve të fundit në vend.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me shumicë absolute të votave ka miratuar projektligjet që i dhënë FSK-së kompetencat e ushtrisë.