Pas votimit të projektligjeve për ushtrinë, Lista Serbe mbledh Shtabin e Krizave

12:22 | 14 Dhjetor 2018

Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave pas votimit të projektligjeve për ushtrinë.

Menjëherë pas votimit të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.

Express raporton se Lista Serbe ka mbledhur Shtabin e Krizave në veri, i cili është krijuar pas zhvillimeve të fundit në vend.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me shumicë absolute të votave ka miratuar projektligjet që i dhënë FSK-së kompetencat e ushtrisë.

Komento: