Pas votimit të ushtrisë, deputetët e LDK-së homazhe të varri i Rugovës

14:00 | 14 December 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës orë me parë kanë votuar tri projektime të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.

Pas votimit, deputetët e LDK-së, kanë shkuar në Velani për të bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugovës.

Grupi Parlamentar i LDK’së, pasi ka dhënë votën pro tri projektligjeve për ushtrinë, janë nisur në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Aty u kanë barë nderime Presidentit Rugova dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil, Ahmet Krasniqit.

“Pas votimit per ushtrine, me Grupin Parlamentar te LDK-se beme nderime para vendit ku prehet Presidenti Rugova, Komandanti i pare i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Republikes te Kosoves, dhe Ministri i pare i Mbrojtjes te Republikes te Kosoves, Kolonel Ahmet Krasniqi” , ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

Komento: