Pas xhaketës 1,600 euro, Zogiani publikon edhe veturën e Durmishit: Ngjyra e kuqe shumë i ngjan

15:59 | 26 Nëntor 2023
pas-xhaketes-1,600-euro,-zogiani-publikon-edhe-veturen-e-durmishit:-ngjyra-e-kuqe-shume-i-ngjan


Aktori kosovar, Jeton Zogiani ka publikuar fotografinë e veturës që e posedon Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zogiani ka bërë një publikim të tillë pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ditën e djeshme, ku u raportua se xhaketa e Durmishit e veshur mbrëmë për inspektimin e rrugëve pas reshjeve të borës arrin vlerën e 1.600 euro.

Zogiani ka ironizuar me këtë duke thënë se: “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”.

Komento: