Pas zënkës me Conten, Tuchel dënohet me 41 mijë euro gjobë

10:25 | 20 August 2022

Tuchel dënohet me 41,000 euro gjobë dhe një ndeshje mosparaqitje, pas zënkës me Conten.

Thomas Tuchel është gjobitur me 41,000 euro dhe nuk do të lejohet të jetë prezentë për një lojë, pas sjelljeve të pahijshme gjatë ndeshjes mes Chelsea dhe Tottenham fundjavën e kaluar, kur ai u konfrontua me homologun e tij nga Tottenhami, Antonio Conre.

Antonio Conte po ashtu është gjobitur me 17,000 euro për rolin e tij në incident.

“Dyshja pranuan se sjellja e tyre gjatë ndeshjes ishte e pahijshme”, thuhet në deklaratën e Asociacionit të Futbollit anglez.

Pezullimi me një ndeshje i Tuchel aktualisht është në pritje të arsyeve me shkrim nga një komision rregullator i pavarur, që do të thotë se ai do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Chelseas ndaj Leeds të dielën.

Komento: