Vetëvendosje ka uruar Isa Mustafën.
Yll Rugova nga Vetëvendosje, e ka uruar LDK-në për zgjedhjen e kryetarit.
Ka thënë se ka gjasa të ketë koalicion mes partisë së tij dhe LDK-së.
Megjithatë, Vetëvendosje nuk është se gjithmonë i kanë pasur raportet e mira me kreun e LDK-së.
Madje gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër, ishte sulmuar me vezë nga deputetët e VV-së.
Madje militantët e partisë së Kurtit kishin shkuar edhe më largë duke ia sulmuar me molotov shtëpinë, Isa Mustafës.
Ky është postimi i Rugovës në Facebook:
Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë!
Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta.
Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.
Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.
Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë.