Pas zhvillimeve të fundit, Veseli niset për në veri

13:20 | 28 May 2019

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, Kryeparlamentari Veseli është nisur për në veri.

Lajmi.net merr vesh se Veseli aktualisht është në Zubin Potok, aty ku sot Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët dyshohet se ndërlidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Burimet kanë bërë të ditur se Veseli aktualisht është në fshatin Çabër.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Veseli ka vizituar edhe policët e plagosur të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

Kujtojmë se operacioni i Policisë së Kosovës i nisur në orët e hershme të mëngjesit ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve policorë si dhe disa personave të tjerë.

Nga të shtënat me armë atje, të lënduar kanë mbetur katër zyrtarë policor.

Komento: