Pasagjerët e këtij aeroplani e shohin vdekjen me sy, 150 persona bëhen për spital

12:31 | 06 Mars 2019

Një fluturim nga Virgina Atlantik pati ulje emergjente në aeroportin Gatwick këtë mëngjes pasi 150 pasagjerë u sëmurën në bord.

Fluturimi ishte kthyer nga Barbados në orën 5.20, kur aeroplani ishte i rrethuar nga policia dhe ekipet mjekësore, përcjell ORAinfo.

Pasagjeri Phill Brown, nga Kingswood i Ulët, tha për Sun Online Travel se ishin në një pushim dyjavësh përreth Karaibeve me MSC Preziosa kur në gjysmë-rrugë të fluturimit, kanë dëgjuar shqetësime me ekuipazhin.

“Ata pyetën përmes altoperlantëve që t’i njoftonim nëse dikush ndihej i sëmurë gjatë fluturimit”.

“Kishte shumë kollitje dhe thashetheme se dikush ishte ndotur në aeroplan, pasi dëgjuam se disa njerëz kishin qenë të sëmurë gjatë fluturimit”.

“Kur zbritëm, ne u mbajtëm për dy orë të rrethuar me ekipin e ambulancave dhe autoritetit shëndetësor të portit dhe ekuipazhit të zjarrit”.

Ai tha se udhëtarët u dërguan pastaj në një hapësirë të veçantë ku u mbajtën për katër orë, me stafin e maskuar të terrenit duke kontrolluar pasaportat e tyre dhe mjekët që kryen teste me vëzhgues të zemrës.

Fill, 47 vjeç, shpjegoi: “Njerëzit thoshin numra të ndryshëm se sa ishin prekur, me disa që thoshin 150 persona.

“Një polic tha se një person ishte dërguar në spital”.

Ai tha se pasagjerëve u është lejuar të largohen nga aeroporti por u duhej t’i mbledhnin bagazhet e tyre nga një zonë e veçantë e aeroportit.

Sipas London 999, tre udhëtarë janë dërguar në spital.

Pasagjeri Trevor Wilson postoi një fotografi të incidentit me ekuipazhin e emergjencës jashtë aeroplanit.

“Aktualisht kemi ngelur në aeroplan në gatwick për 90 minuta për shkak të sëmundjes në bord! Tani thuhet se është angazhuar një qendër mbajtëse për vlerësimin e asaj se çfarë po ndodhë!”, tha ai, përcjell ORAinfo.

Ai shpjegoi se pesë anëtarë të ekuipazhit të kabinës ishin sëmurë gjithashtu gjatë fluturimit.

Sipas LBC, fluturimi u ul në orën 5:20 të mëngjesit, me policinë që hipi në “aeroplan me maska”.

Edhe zëdhënës i Virginës tha për Sun Online Travel tha se një numër i konsumatorëve në një fluturim nga Barbados në Londër Gatwick këtë mëngjes, raportuan se ndiheshin keq në bord. /ORAinfo/

Komento: