
Një shofer i një taksie në Prishtinë, ka njoftuar se i janë marrë 60 euro nga një pasagjer. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë ky rast është cilësuar si kanosje, shkruan Front Online.
Njoftimi i Policisë:
Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.