Pasaporta e vaksinimit, nis vendosja e mikroçipëve në dorë

09:16 | 02 December 2021

Në Suedi është rritur numri i personave që kanë vendosur mikroçip në dorë pas njoftimit se në vend do të kalojë në zbatim pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19.

Në artikullin e gazetës “Aftonbladet” thuhet se është shënuar rritje në normën e atyre që vendosin mikroçipe në duart e tyre për shkak se, duke filluar nga data 1 dhjetor në vend do të kërkohet pasaporta e vaksinimit në aktivitetet ku ka më shumë se 100 pjesëmarrës.

Hannes Sjoblad, në një deklaratë për gazetën tha se në dorën e majtë e ka vendosur një mikroçip ku ndodhet pasaporta e vaksinimit gjersa ka shtuar se “ky është një trend i ri dhe se është popullor në mesin e suedezëve”.

Ndërkohë Moa Petersen hulumtuese e kulturës dixhitale tha se deri më tani në Suedi 6.000 persona kanë vendosur çip në dorën e tyre.

Ajo theksoi se ata që kanë vendosur çip falë Teknologjisë së Identifikimit me Frekuencë Radio (RFID) tashmë nuk mbajnë më me vete pasaportë vaksinimi, çelës, kartë identiteti dhe madje as biletë treni.

Petersen tërhoqi vëmendjen se kjo situatë ka shkaktuar reagim të madh në botën e jashtme por pavarësisht reagimeve suedezët kanë besim të lartë në teknologji.

Kompania e hekurudhave shtetërore të Suedisë (SJ) në vitin 2017 njoftoi se kanë filluar në aplikimin e leximit të biletave me mikroçip si rezultat i rritjes së numrit të personave që vendosin mikroçip në duart e tyre.

Komento: