Pasi bëri profilin privat, Edi bën lëvizjen e papritur në Instagram!

14:55 | 08 Janar 2026

Eliminimi i Edi Kuqit nga “BBVK” erdhi pas një përplasje me Arditin, ku shumica e votave ishin PRO largimit të tij nga shtëpia.

Edhe pse nuk ka bërë ndonjë status për ndjekësit, në fillim ra në sy se ai ka bërë llogarinë e tij në Instagram privat, përcjell Indeksonline.

Mirëpo duket se ai dëshiron të jetë larg syrit të publikut, të paktën momentalisht.

Duke hulumtuar profilin e tij shohim që i njëjti ka fshirë të gjitha postimet në këtë platformë duke zhdukur çdo gjurmë të tij.

Nuk dihet nëse i njëjti do të shfaqet në Prime nesër mbrëma apo thjesht do të qëndrojë në heshtje.

Komento: