Pasi Çekut iu refuzua kërkesa për ta vizituar Preshevën edhe ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

17:38 | 26 March 2025
pasi-cekut-iu-refuzua-kerkesa-per-ta-vizituar-presheven-edhe-ministrit-serb-i-ndalohet-hyrja-ne-kosove

Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kjo pasi autoritetet e Serbisë ia refuzuan kërkesën ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekut, për ta vizituar Preshevën.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e Ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita. Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë ani pse ne të paret kemi bërë kërkesën”, thuhet në një përgjigje nga MPJD-ja për Klan Kosova.

“MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Komento:
loading