Labinot Tahiri ka reaguar pasi Gani Dreshaj bëri një dhuratë për FSK-në.
Deputeti ka thurrur lavde për kolegun e tij, pasi që ky i fundit ia ka dhuruar FSK-së një kamion të modelit gjerman.
Tahiri ka thënë se po të kishte mundësi për Ushtrinë e Kosovës do të blente tanke.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
GANI DRESHAJ!
Pirolla të qoftë o kolegë i dashtun!
Nuk kam mundesi, se Tenka ju kisha ble aq shumë e meriton kjo ushtri.
Zoti ta ktheftë këtë kontribut që e ke dhënë për shtetin tënd
Ne që jem në kuvend, së bashku me ty, mund të ndodh edhe që ta harrojmë këtë kontribut, por ka që dikush nuk ta harron: POPULLI DHE USHTARËT E FSK-së.
Të dashur qytetarë ky gjest duhet përshendetur!
Zoti ju bekoftë.
Respekt!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.