Pasi e shqelmoi Romagnolin, vjen vendimi i papritur për Mandzukic – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi e shqelmoi Romagnolin, vjen vendimi i papritur për Mandzukic

20:55 | 09 Prill 2019

Ky është vendimi i fundit për Mandzukic

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, nuk është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Serie A për shqelmin që ia dha Alessio Romagnoli.

Juventus në fundjavë ka arritur ta fitojë me rezultat 2:1 derbin ndaj Milanit, duke përmbysur rezultatin.

Një moment që ishte diskutuar nga kjo ndeshje, ishte edhe shqelmi i Mandzukic ndaj Romagnolit.

Prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Giuseppe Pecoraro, i kishte kërkuar gjyqësorit sportiv ta rishikonte rastin dhe të dilte me një vendim.

Gjyqësori vendosi sot se, megjithatë, gjesti i kroatit nuk mund të konsiderohet si akt dhune dhe si rrjedhojë ai nuk mund të ndëshkohet.

Komento: