Pasi filloi romancën me të dashurin turk, Genta merr lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi filloi romancën me të dashurin turk, Genta merr lajmin e madh

14:24 | 25 Dhjetor 2019

Ajo tani për tani, është këngëtarja më e përfolur,

Prej disa kohësh, Genta Ismajli është zhvendosur për të jetuar në Turqi.

Këngëtarja është duke zhvilluar karrierën muzikore në këtë shtet dhe duket se bashkëpunimi muzikor me një nga artistët më në zë turq i ka hapur dyert drejt suksesit.

Genta u bë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saj të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.

Këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj ekstravagante.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me perla, i çarë në të dyja këmbët, i cili i nxirrte në pah linjat trupore.

Biznesmeni turk i shprehi dashurinë Gentës me një gjest romantik poshtë urës ikonike të Bosforit dhe pak ditë më parë ai i bëri dhuratë një makinë super luksoze.

Komento: