
Muhamet Sejdiu e fitoi betejën ndaj Covid-19, u dedikon projekt muzikor mantelbardhëve.
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, fituan betejën ndaj Covid-19.
Sejdiu gjatë kohës sa ishte i prekur me këtë virus foli hapur për përvojën e tij, e një falënderim të veçantë u dedikoi mantelbardhëve për kujdesin që i ofruan.
Tashmë kur gjendja e tij është përmirësuar dukshëm, këngëtari u dedikoi edhe një projekt muzikor atyre, për ta dëshmuar se vërtetë e ndjen me zemër atë çfarë thotë.
Në projektin e ri titulluar “Falenderim”, Sejdiu flet për gjendjen e tij dhe ndihmën që i ofruan mantelbardhët në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë për të dhe gruan e tij.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij në fillim të muajit mars kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.
