Pasi fitoi Topin e Artë, Messi merr një tjetër lajm të madh

22:50 | 05 Dhjetor 2019

Federata Spanjolle e Futbollit po planifikon ta nderojë ikonën e futbollit, Lionel Messin.

Messi ka fituar Topin e gjashtë të Artë në fillimin e kësaj jave, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbolli që arrin një gjë të tillë.

Argjentinasi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, nëse jo më i miri. Federata Spanjoll po mendon që ta bëjë një gjest të madh në nder të Leo Messi.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Federata Spanjolle po planifikon që të ngrisë një statujë të Lionel Messi në Las Rozas, në Madrid, transmeton lajmi.

Statuja e numrin 10-të të Barcelonës do të vendosej krah atyre të Di Stefano, Pele dhe Maradona.

Mbetet të shihet nëse ky plan do të finalizohet.

Komento: