Pasi humbi jetën Arian Daci, ja ҫfarë po ndodh tani në Brezovicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi humbi jetën Arian Daci, ja ҫfarë po ndodh tani në Brezovicë

08:11 | 27 Janar 2019

Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë.

Lamtumira e fundit do t’i jepet të dielën e 27 janarit në Prishtinë.

Daci humbi jetën nga një ortek bore në Brezovicë.

Arian Daci që është edhe djali i Nexhat Dacit ( Kryetar i Akademisë së Shkencave), vdiq sot nga një ortek bore në Brezovicë sipas të dhënave zyrtare, ndërsa Ardian Bakalli u lëndua.

Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë për shkak të rrezikut nga orteqet.

Ilir Morina, Kryeshef i Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit i ka thënë mediave që qendra do të bllokohet për dy ditët e ardhshme.

“Bashkë me prokurorinë kemi marrë një vendim për mbyllje të qendrës së skijimit në Brezovicë për dy ditë për shkak të vazhdimit të hetimeve dhe masave që kanë munguar e duhet të merren në të ardhmen”, tha Morina.

Kjo erdhi edhe pas humbjes tragjike të Arian Dacit, zëvendësministrit të Diasporës në një ortek bore sot në Brezovicë.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se nesër do të bëhen edhe homazhe dhe mbledhje komemorative për zëvendësministrit, Adrian Daci.

“Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në mbledhjen komemorative, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci”, thuhet në njoftim.

Agjenda e plotë: 10:35 – Homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës 12:00 Mbledhja komemorative nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit në Teatrin Kombëtar të Kosovës 13:00.

Komento: