Pasi i ka vdekur nëna, Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë

22:53 | 21 Shkurt 2020

Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë.

Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë.

Kjo për shkak se nëna e tij, Naile Zhkarku ka ndërruar jetë në Suedi.

Zharku ishte arrestuar në fund të vitit të kaluar nga Departamenti për Vepra Ekonomike pas akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot bastisi shtëpinë e tij, ku djalit të tij i gjetën mejet zjarri dhe municion.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

Komento: