Pasi i zbuluan të dashurin, Kejvina Kthella merr vendimin e papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi i zbuluan të dashurin, Kejvina Kthella merr vendimin e papritur

23:13 | 31 Korrik 2021

Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëruar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën disa personave dhe të tjerë pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.

Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës. Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Ndërkohë që këto pamje bën xhiron e rrjetit, Kejvina ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka treguar se për një periudhë të pacaktuar do të qëndrojë larg Instagramit, sepse ka nevojë të qetësojë mendjen e shpirtin. Ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë në lidhje me lajmet për partnerin, sepse mesa duket dëshiron që këtë moment ta kalojë në heshtje dhe të harrohet sa më shpejt.

“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, shkruan Kejvina në një postim në Instagram.

Para disa kohësh teksa ishte me pushime në Dubai ajo publikoi vetë foto me partnerin, por ja mbuloi fytyrën. Siç duket modelja nuk preferon të flasë publikisht për këtë histori dashurie dhe ndaj e ka mbajtur gjithë këto kohë të fshehtë.

Komento: