Pasi ia morën shiritin e kapitenit, Mauro Icardi nuk përmbahet, sulmon… – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi ia morën shiritin e kapitenit, Mauro Icardi nuk përmbahet, sulmon…

23:02 | 14 Shkurt 2019

Mauro Icardi nuk hesht më.

Tashmë në cilësinë e ish-kapitenit të Inter, argjentinasi ka nxitur një tjetër stuhi në kampin zikaltër.

Si kundërpërgjigje ndaj atyre që i hoqën shiritin e kapitenit, por edhe ndaj tifozëve që e injoruan në Vjenë, aty ku mbështetën kapitenin e ri të skuadrës, portierin Handanovic, Icardi ka reaguar përmes profilit të tij në Instagram

Duke cituar një shprehje epike, autorësia e të cilës i atribuohet disa figurave elitare botërore, Icardi ka shkruar:

“Më mirë të mbyllësh gojës e të dukesh budalla, se ta hapësh atë dhe të largosh çdo dyshim”, duke mos dhënë asnjë sinjal se kujt i adresohej ky mesazh.

Komento: