Pasi ja vidhen telefonin, në këtë gjendje shfaqet Fifi rrugëve të Amerikës

20:22 | 17 Tetor 2022

Filloreta Raçi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.

Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.

Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.

Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.

Se fundmi Fifi se bashku me të dashurin e saj kanë shkuar në Amerikë.

Atje ajo kishte rënë pre e hajnave, të cilët ja kanë vjedhur telefonin.

Ka qenë këngëtarja që e ka bërë të ditur lajmin, duke kërkuar nga miqtë të saj që mos t’i shkrujanë derisa të kthehet në Tiranë.

Ndërsa sot, Fifi ka publikuar një foto ku shfaqet pak e merzitur.

E veshur me stil dhe e grimosur bukur, Fifi duket se ende po e vuan vjedhjen e telefonit të saj. /ORAinfo/

Komento: