Pasi Këshilli i Bashkësisë Islame e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, nuk do ta besoni çfarë veprimi bëri ai – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi Këshilli i Bashkësisë Islame e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, nuk do ta besoni çfarë veprimi bëri ai

20:03 | 05 Shkurt 2019

Sabri Beqirit nga Vushttria shiti viçin për ta paguar detyrimet e anëtarësisë, si kusht për t’ia varrosur nënën.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka njoftuar sot se, pas verifikimit të rastit të Sabri Beqirit, i cili e shiti viçin për ta paguar detyrimet e anëtarësisë, si kusht për t’ia varrosur nënën, e ka ftuar atë për t’i shprehur keqardhje rreth rastit dhe për t’ia kthyer paratë.

“Gjatë kohës që ishte ne zyrat tona, ai shprehu qëndrimin e tij falënderues ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri. Po kështu tha se nuk ishte në dijeni se intervista e tij dhënë RTK-së do të keqpërdorej”, thuhet në njoftim.

“Në ndërkohë që priste t’i ktheheshin paratë, ai mori një telefonatë prej dikujt, kështu që u çua shpejt e shpejt dhe doli nga zyrat, duke mos marrë paratë”, pwrcjell ORAinfo.

“KBI-Vushtrri apelon që rastet e këtilla mos të keqpërdoren sepse nuk është as fetare, as njerëzore. Ka qenë një lëshim, i cili ndodhë, dhe të cilin në momentet e para e kemi përmirësuar. Andaj, ata që për çfarëdo qëllimesh të ulëta tentojnë të shndërrojnë këto raste në mjete propagandistike ta dinë se janë duke kontrabanduar me nderin dhe krenarinë e qytetarëve!”, thuhet në njoftim. /ORAinfo/

Komento: