Pasi Kosova ia bëri bajat ‘stërvitejn’, ja çka thotë tani trajneri i Danimarkës

21:34 | 21 Mars 2019

Hareid ka folur për ndeshjen me Kosovën.

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, është befasuar nga paraqitja e Kosovës, duke përgëzuar ‘Dardanët’ për ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

“Ne kemi takuar një skuadër që di dhe dëshiron të luaj futboll, ishte një ndeshje shumë e mirë për të praktikuar lojën dhe për të marrë formën”, ka deklaruar

“E kemi marr pak më lehtë, pasi skuadra është e ranguar më poshtë, por nuk ka lojë të lehta, por lojtarët e Kosovës janë shumë të mirë, na u desh të luftonim për të marrë një barazim”.

“Ne nuk duhej të nënvlerësonim Kosovën, janë një komb i ri, kanë shumë lojtarë të mirë në Kosovë, më kanë impresionuar në ofensivë”

Komento: