Pasi Kosova ndau 20 mijë euro për Katedralen, ky është reagimi i Francës

22:21 | 18 Prill 2019

Franca ka falendëruar Kosovën që e mbështeti për Notre Dame.

Ambasada e Francës në Kosovë, ka falënderuar përfaqësuesit politik, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës, për mbështetjen e tyre, pas zjarrit në katedralen e Notre-Dame në Paris.

Në një postim në Facebook ata kanë shkruar se këto mesazhe të bashkëndjesisë dhe miqësisë prekin thellësisht popullin francez.

“Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në njoftimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame, e cila u përfshi nga flakët duke shkatërruar kështu një pjesë të katedrales.

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, se do të ndajë mjete nga buxheti i shtetit, kishte ngjallur reagime të shumta.

Komento: