Pasi Zinedine Zidane u rikthye si trajner i skuadrës, Reali bëri një veprim fantastik me Solarin.
Santiago Solari nuk do të largohet nga Real Madridi
Real Madridi, që pak çaste më parë njoftoi për kthimin e Zinedine Zidane, gjithashtu ka bërë të ditur se Santiago Solari, të cilin do ta zëvendësojë francezi – ka ofertë që të mos largohet nga klubi.
“Bordi i drejtorëve të Real Madridit, i cili u takua sot, më 11 mars 2019, ka vendosur të përfundojë kontratën që lidh Santiago Solari me klubin si trajner i ekipit të parë dhe, në të njëjtën kohë, Real Madrid i ka ofruar të vazhdojë të jetë pjesë e klubit”, shkruan Madridi në faqen zyrtare.
Kështu, nëse Solari pranon – ai do të kthehet sërish të jetë trajner i të rinjve të akademisë.