Pasi kunatat ia nxorrën të ‘zezat’, Violeta ‘shpërthen’ keq, përmend edhe plumbat

14:16 | 28 Maj 2023

Violeta ‘shpërthen’ keq, përmend edhe plumbat.

Këngëtarja Violetë Kukaj ka qenë më në fokus të publikut se asnjëherë tjetër në dy javët e fundit.

Shkas për këtë u bënë deklaratat e ish-kunatave të saj në një emision televiziv në Shqipëri sa i përket pretendimeve se këngëtarja ua ka marrë pasurinë e familjes.

Mbi këtë pjesë, Violeta zgjodhi të mos reagojë e madje një “pushim” e mori edhe nga rrjetet sociale.

Këngëtarja shumë shpejt sjell projektin e ri me motive patriotike.

“Unë s’kam fjalë, me plumba flas. Jam mbush barkun me barut e i them plas”, janë vargjet nga projekti i ri.

Komento: