Pasi Labi i shkoi për vizitë, ky ishte reagimi i djalit të njohur si “a ban me fol”

10:13 | 08 March 2019

Një video në rrjetet sociale, bëri që një djalë nga Skenderaj të përfolet gjithandej.

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, është takuar me të riun, Besim Hajra nga Skenderaj, i cili u bë i njohur me shprehjen “Urime Drenicë, Drenas, Malishevë”, kur Hashim Thaçi u shpall president.

Hajra në një postim në Facebook ka treguar se dje është takuar me deputetin Tahiri.

Ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë atij dhe familjes, derisa të tjerët po përqeshin për këtë veprim.

“Me respekt me kënaqësi dje me datën 7 mars në Skenderaj me takoi Labinot Tahiri edhe me ofrojë mbështetjen e tij dhe me vullnetin e tij unë Besim Hajra e falënderoj nga zemra Labinot Tahirin për përkrahjen e tanat, zoti ja shpërbleftë në familje”, ka shkruar Hajra.

Komento: