Pasi Liverpool e fitoi Premierligën, vjen reagimi nga Kryeministri Hoti

17:03 | 27 Qershor 2020

Kryeministri Hoti reagon pasi Liverpool e fitoi Premierligën.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi i është gëzuar shumë fitimit të Premier Ligës nga skuadra e tij e preferuar, Liverpool.

Ai ka thënë në postimin e tij se kjo ka qenë e ditur nga fillimi.

“Shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar Hoti në postimin e tij duke ju dërguar mesazh kundërshtarëve të Liverpool.

Kryeministri i Kosovës gjithmonë e shprehur haptazi simpatinë që e ka për klubin anglez.

Komento: