PSG reagon pas komenteve të Mbappe.
Ylli francez, Kylian Mbappe, ka nxitur shumë dyshime me deklarata e fundit duke lënë të hapur mundësinë për largimin nga kryeqyteti francez.
Paris Saint Germain kanë hasur në problem të madh me komentet e lojtarit, duke të ditur ndër të tjerash se ai do të mbetet me klubin.
Pasi pranoi çmimin lojtari më i mirë i ri, Mbappe përmendi një pikë kthyese në karrierë, duke nxitur dyshimet për Real Madridin.
“Zëra të shumtë do të vazhdojnë lidhur me sulmuesin dhe komentet e tij, por Mbappe do të mbetet me skuadrën sezonin e ardhshëm, me synimin që ta bëjmë një vit të paharrueshëm” kanë shkruar PSG në rrjetet sociale, transmeton lajmi.
“Zëra të ngjashëm kanë vazhduar tash e dy vite dhe historia e njëjtë do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm” shkruhet ndër të tjerash.
20 vjeçari gjatë javës së kaluar ka deklaruar se është i hapur për projekte të reja, që mund të shkojnë edhe jashtë PSG-së.