Pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet e lumtur krah fëmijëve

12:33 | 19 Mars 2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru.

Matoshi tha se e ka mposhtur edhe tumorin e tretë.

Aktorja nga Gjilani zbuloi se është në gjendje të mirë shëndetësore pas operimit.

Ajo është shfaqur e lumtur pranë fëmijëve të saj.

“Pasuria ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Adriana është nënë e katër fëmijëve.

Komento: