Pasi që u shpallën kampion, Juventus vjen me transferim 500 milionësh

23:13 | 20 Prill 2019

Juventusi ende është i gatshëm të nënshkruajë mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, por ka gjetur alternativat nëse ai bashkohet me Barcelonën.

Sipas Calciomercato, Zonja e Vjetër mund të transferojë Raphael Varane nëse ai është i disponueshëm nga Real Madrid i cili ka klauzolë 500 milionë, ndërsa ata janë gjithashtu në kërkim të Samuel Umtitit të Barcelonës – edhe pse ka shqetësime rreth përshtatshmërisë së tij, përcjell ORAinfo.

Lojtarë të tjerë që Juve ka në mendje janë Ruben Dias, Jerome Boateng, Toby Alderweireld dhe Kostas Manolas./ORAinfo/

Komento: