Pasi refuzoi Interin, Simeone zbulon arsyen pse vendosi të qëndrojë në Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi refuzoi Interin, Simeone zbulon arsyen pse vendosi të qëndrojë në Madrid

22:32 | 14 Shkurt 2019

Diego Simone ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Atletico Madrid deri në vitin 2022.

Shihej si shpresa e rilindjes së Interit, por trajneri argjentinas Diego Simeone vendosi të qëndrojë në Madrid.

Trajneri ka rinovuar deri në vitin 2022 kontratën e tij me skuadrën e Atletico Madrid, ekip të cilin e drejton që prej vitit 2011.

Në këto vite ai ka fituar një titull kampion në Spanjë (2014) dhe dy herë Ligën e Europës (2012 dhe 2018).

“Falënderoj presidentin dhe të gjithë klubin për besimin. Falënderoj të gjithë fansat e Atletico për mbështetjen që më kanë dhënë, për të vijuar këtë projekt. Na pret një e ardhme me shumë shpresë, por edhe me objektiva të qarta”, u shpreh Diego Simeone.

Duke folur për arsyen që e shtyu të rinovojë kontratën, trajneri 48-vjeçar shtoi:

“Më pëlqeu e ardhmja e kësaj skuadre, atë që pashë në vizionin e këtij klubi. Shoh shumë punë dhe njerëz që kanë dëshirë të punojnë. Shoh shpresë dhe shumë të rinj, që mund të gjenerojë progres në ekipin tonë. Nëse të gjithë komponentët janë të bashkuar dhe punojnë në të njëjtën linjë, atëherë do të shkojmë larg. Të gjithë: Tifozë, drejtues, lojtarë e trajner”, tha Simeone.

Komento: