Trajneri i njohur italian e ka refuzuar Romën.
Roma ka bërë të ditur këtë pasdite se kanë ndarë rrugët me trajnerin Eusebio Di Francesco.
Pas disfatës paksa të papritur ndaj Portos, ku romakët u diskualifikuan nga gara e Ligës së Kampionëve, bordi drejtues vendosi ta shkarkojë trajnerin.
Menjëherë pas shkarkimit kanë filluar të përmendën disa emra të cilët mund ta zëvendësojnë Di Francescon, e dy më favoritët janë ai i Ranierit dhe Donadonit.
Por, në këtë krizë të madhe të Romës, Donadoni ka thënë se nuk do ta pranonte punën e trajnerit tek kjo skuadër.
“Jam i nderuar që përmendëm nga Roma, por në të kundërt të asaj që kam lexuar në mediet e shkruara, unë nuk kam kontaktuar me “Giallorossi”, ka thënë Donadoni, transmeton lajmi.net.
“Është një raportim i pavërtetë, sepse unë nuk kam kontaktuar asnjë. Nuk do të isha i gatshëm ta pranoja atë punë” ka thënë ndër të tjerash ai.
Në anën tjetër, Claudio Ranieri është i pëlqyeri i krerëve të Romës. Mbetet të shihet se kush do ta marrë postin e trajnerit tek Roma.