Pasi shqelmoi lypësin, Tomë Gashi tani bën edhe këtë veprim

13:30 | 16 Shkurt 2020

Tomë Gashi shqelmoi lypësin, e ky veprim i tij mori reagime të ashpëra.

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, u kap ditë më parë nga Periskopi duke e shqelmuar lëmoshën e mbledhur nga një lypës në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës. Ai kishte dhënë arsyetimin se gjestin çnjerëzor e bëri nga bezdia prej britmave “të çmendura”. Por më pas e kishte fshirë pas komenteve negative.

Që nga ajo kohë, Gashi ka qenë në përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar imazhin e tij përmes nacionalizmit, shkruan Periskopi.

Së pari, ai ka shpërndarë një fjalim nga Albin Kurti, duke e shqipëruar përmes gabimesh elementare drejtshkrimore.

Ndërkohë që para dy orësh ka shpërndarë edhe një thënie bizare patriotike që sulmon frymën kushtetuese të vendit e ku shkruhet:

“Kosovarë nuk ka. Ka shqiptarë që jetojnë në Kosovë. Kosova është shqipëri.”

Për ironi, z.Gashi ka shoqëruar shpërndarjen e kësaj thënieje me një urim për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Urime 12 vjet Pavarësi!” – shkroi ai.

Komento: