Pasi u bë i njohur për publikun, burri i Olta Gixharit publikon foto ‘intime’ me të

14:34 | 12 Shkurt 2023

Pasi u bë i njohur për publikun, burri i aktores Olta Gixhari publikon foto ‘intime’ me të.

Olta Gixhari ka mbajtur gjithmonë në privatësi të plotë jetën personale dhe bashkësortin e saj.

Çiftin janë prej vitesh bashkë dhe janë prindër të një djali.

Por, me futjen e saj në “Big Brother”, Dori bashkëshorti i Olta Gixharit është bërë pjesë e medias.

Lartë e poshtë është komentuar se ai është parë shpeshherë në ambjetet e Top Channel, por deri më tani këto kanqë qenë në kuadër të thashethemeve.

Së fundmi në rjet po qarkullon foto e parë e Dorit, bashkëshortit “misterioz” të aktores Olta Gixhari.

Raportohet se bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen.

Pak javë më parë, ai ishte drejtuar me një letër Oltës, teksa së fundmi u rikthye sërish në vëmendje pasi u publikua audio e një mesazhi WhatsApp-i, ku opinionistja e BBV Zhaklin Lekatari pretendonte se do të shantazhohej, nga ai, por nuk ishte Olta që të blihej me lekë.

“Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.” deklaronte Zhaklina në një audio-mesazh WhatsAppi.

Në fotografinë më poshtë mund të shihni një moment ‘intim’, teksa Olta dhe burri i saj janë të përqafuar.

Komento: