
Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale që, tash e 8 ditë ishte në arrati, është dorëzuar në polici.
Në një njoftim të mëhershëm, Drejtoria Rajonale e Policisë bëri me dije se Haziraj, duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi, ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.
“Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës” deklaroi policia.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për IndeksOnline se Haziraj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, do të ndalohet për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do ju mbajmë të informuar” deklaroi Nikçi.