Pasi u emërua trajner, Conte jep lajmin e madh për tifozët e Interit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi u emërua trajner, Conte jep lajmin e madh për tifozët e Interit

15:59 | 01 Qershor 2019

Zyrtarizmi si “timionier” i zikaltërve u bë të premten.

Antonio Conte është i gatshëm për një sfidë të re, pasi synon që Interin ta kthejë në nivelin më të lartë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Pas një viti larg trajningut, mbasi u shkarkua nga Chelsea, në fund të sezonit të kaluar, ish-trajneri i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë u kthye në Serie A.

Zyrtarizmi si “timionier” i zikaltërve u bë të premten.

Interi nuk e ka fituar titullin në Itali që nga sezoni i “tripletës” historike (2009-2010) dhe Conte duket i kënaqur me sfidën që ka përpara, rikthimin e klubit nga Milano në lavdinë e mëparshme, tranmseton telesport.

“Për mua është një eksperiencë e re, një kapitull i ri, një sfidë e re. Kjo është ajo për të cilën jetoj. Jam shumë i emocionuar ta filloj këtë kapitull të ri, – tha trajneri salentin. – Nëpërmjet punës sime do të përpiqem të shlyej të gjithë besimin që klubi dhe drejtorët më kanë dhënë. Ky është një klub i nivelit të lartë, një nga më të mirët në Itali dhe në të gjithë botën. Dëshira e pronarëve për ta rikthyer Interin përsëri aty, ku i takon, është e madhe. Ky është një klub, që dëshiron të kthehet në nivelin më të lartë në Itali, Europë dhe në të gjithë botën”.

Komento: