Pasi u kthye Ronaldo, ja kush po largohet nga United

17:14 | 29 Gusht 2021

Lingard mund të largohet nga Man UTD.

West Ham, po përgatitet për një ofertë për Jesse Lingard pasi Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester United, thotë Daily Star.

Reprezentuesi anglez, anëtar i skuadrës më të fundit të Gareth Southgate, kaloi gjysmën e fundit të mandatit të kaluar në huazim me Hammers, me sukses të madh, përcjell ORAinfo.

Skuadra e David Moyes dukej se kishte planifikuar lëvizjen në fillim të verës, por me kthimin e Ronaldos, ata mendojnë se ende mund të rrëmbejnë një marrëveshje./ORAinfo/

Komento: