Pasi u largu Allegri, Ronaldo befason më këtë deklaratë

20:43 | 18 Maj 2019

Këto janë fjalët e Ronaldos pas largimit të Allegrit.

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka folur për herë të parë pasi është bërë e ditur se skuadra e tij do të ndaj rrugët me trajnerin Massimiliano Allegri.

Portugezi kishte fatin që të kalonte vetëm një sezon me italianin, por gjatë këtij sezoni, ai duket se ka mbetur shumë i kënaqur me punën e tij.

Pasi trajneri ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë të jetë trajneri, Ronaldo e ka cilësuar atë si trajner të madh dhe njeri të madh.

“Faleminderit zotëri! Ne kaluam vetëm një vit së bashku, por ishte mrekulli, pasi përveç se ishte trajner i madh, ishe edhe njeri i madh. Ishte kënaqësi të punoja me ty” ka shkruar Ronaldo në ‘Tëitter’, transmeton lajmi.

Nën urdhrat e Allegrit, Ronaldo ka arritur që të fitonte kampionatin italian, Serie A, që ishte i teti radhazi për Juventus.

Juventus akoma nuk kanë bërë të ditur se kush do të jetë zëvendësuesi i Massimiliano Allegrit.

Komento: