Ani pse u martua, Gresa Behluli nuk ka rreshtur së punuari.
Është publikuar në Youtube projekti muzikor “Nana përcjell vajzën” nga Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli e cila ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.
Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me pamje shumë të veçanta nga kanagjegji dhe dasma e Gresës.
Të shtunën (më 30 mars), Gresa dhe Lulëzimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit.
Ata janë përkujdesur maksimalisht që kjo dasmë të jetë sa më madhështore dhe në dasmë kanë qenë të pranishëm emra të njohur të estradës.