
Që nga dita e sotme, Anton Quni do të jetë nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Pasi që mori këtë pozitë, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Quni, ka falënderuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe të gjithë kolegët.
Quni i cili është edhe i propozuari i LDK-së për ministër të Mbrojtjes, ka folur edhe për marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje.
Ai është shprehur i gëzuar që është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, pasi që sipas tij, kjo marrëveshje nënkupton edhe zotimin e të dyja partive për të punuar dhe për t’u angazhuar maksimalisht në rikthimin e shpresës së qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Qunit pa ndërhyrje:
Jam i nderuar dhe jashtezakonisht krenar, qe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, me ka zgjedhur nenkryetar te partise.
Perkrah, kryetarit, Isa Mustafa, dhe me koleget tjere ne poziten e nenkryetarit dhe nga gjithe strukturat tjera te partise, do te angazhohem gjithmone per te permbushur obligimet tona karshi aktivisteve, votuesve, simpatizanteve te LDK’s si dhe per te miren e gjithe qytetareve te Kosoves.
Ne anen tjeter, me gezon fakti qe arritem te finalizojme marreveshjen me partnerin tone te ardhshem qeverises,Vetvendosjen.
Kjo marreveshje nenkupton zotimin tone te perbashket per te punuar drejte e mire dhe per tu angazhuar maksimalisht per ta rikthyer shpresen tek qytetaret e Kosoves.
Ekonomia, rendi dhe ligji, lufta kunder korrupsionit dhe integrimet euroatlantike jane prioritet tona te perbashketa.
Nje Kosove te zhvilluar, ku te gjithe jetojme dinjitetshem ua kemi borgj gjithe juve dhe brezave te ardhshem.
Te dashur qytetar, po fillon epoka e bardhe per Republiken e Kosoves.
Na prifte e mbara!
Urime!. ua si ministër i Mbrojtjes
21:17 | 2 Shkurt 2020