Pasi u rritën pagat, ja çfarë kërkon Ministria e Arsimit nga SBASHK-u

21:29 | 20 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se do t”i rrisë pagat e mësimdhënësve.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i bën thirrje SBASHK’ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e rreth 20 milionë eurove për ngritjen e pagave për mësimdhënësit.

Gjithashtu, MASHT iu bën thirrje DKA’ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.

“Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve të Ministrit me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, ku me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit. Pas kësaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i bën thirrje SBAShK’ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës”, thuhet në njoftim.

“MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjerësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pas-rritjes-se-pagave-masht-i-kerkon-sbashk-ut-nderprerjen-e-greves-617950/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Komento: