Pasi u shkarkua nga Man UTD, zbulohet skandali i madh i Mourinhos

20:20 | 23 Dhjetor 2018

Është zbuluar një skandal i madh i Mourinhos, pas shkarkimit nga Manchetser Unitedi.

Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon pas rezultateve të dobëta që mori në 17 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Duket se trajneri portugez, i cili u shkarkua para disa ditësh nga ‘Djajtë e Kuq’, ka një lidhje me Prue Carter-Robinson, një 41-vjeçare të cilën Mou e ka njohur kur ishte trajner i Realit të Madridit, në vitin 2010, përcjell “lajmi.net”.

Sipas “The Sun”, Mourinho është përpjekur që ky lajm të mos publikohet.

Carter-Robinson jeton në veri të Londrës, qytet ku Mourinho po jeton tani që është pa punë.

Mourinho ka 30 vite i martuar me Matilde Faria, me të cilën ka dy fëmijë dhe janë njohur kur ishin adoleshentë.

Komento: