Ushtria izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuim.
Këto paralajmërime janë bërë për disa pjesë të Teheranit, duke u thënë banorëve në lagjet e Mehran dhe Distriktit 6 se do të kryejë operacione atje.
Më parë, ushtria izraelite kishte lëshuar paralajmërime për evakuim edhe për Distriktin 7.
Ndërkaq, pak më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar atë që e ai e quajti një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit në një postim në Truth Social , për të cilin shpreson të bëhet i përhershëm.
Trump është shprehur se armëpushimi do të fillojë përafërsisht pas gjashtë orësh.