Pasi u takua me amerikanët, kryeministri u ngjit në bjeshkët e Belegut

16:24 | 09 March 2019

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj sot pati një takim me nënsekretarin politik të SHBA-së, David Hale.

Ai pas këtij takimi është ngjitur në bjeshkët e Belegut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është për admirim që çdo ditë e më shumë takon dashamirë të skijimit dhe sportit.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skive “Kupa e Gjeravicës 2019”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës. Është për admirim, që çdo ditë e më shumë takojmë dashamirë të skijimit dhe sportit në përgjithësi.

Komento: