Qëndrimi i Messi, pasoja të mëdha për Barcelonën.
Njëra nder dramat më të mëdha të këtij afati veror ka përfunduar pa filluar vjeshta, pasi që Lionel Messi ka qëndruar Barcelonën
Argjentinasi ka folur për tërë procesin që bëri që ai të thyente marrëdhëniet me klubin e tij derisa ka identifikuar vetëm një armik: Josep Maria Bartomeu.
Kështu që, s’paku për një sezon, Messi do të vazhdojë me Barcelonën dhe kjo do të këtë më shumë pasoja.
Kufizimet financiare
Derisa COVID-19 ka pasur një ndeshkim të madh në llogaritë e klubeve, klubi duhet të pranojë se ata do të shpenzojnë së paku më shumë se 100 milionë euro për shkak të Messi.
Kaq para ata do të shpenzojnë për pagën e tij, derisa asnjë para nuk do të vijë nga ai.
Transferimet e mundshme si: Lautaro Martinez, Georginio Ëijnaldum dhe Memphis Depay vështirë se mund të ndodhin tani.
Çarjet në bord
Messi po qëndron, por ai e godit klubin e tij me deklarata të forta.
“E vërteta është se ata nuk kanë ndonjë projekt apo diçka të ngjashme për një kohë të gjatë”, tha ai për goal.
“Ata improvizojnë dhe mbushin birat shkel e shko”.
Marrëdhëniet në mes të Bartomeut nuk mund të cilësohen kaq shumë të dëmtuara dhe padyshim se shumë njerëz do të flasin për këtë gjë sidomos për zgjedhjet e marsit.
Fansat e ndarë
Kapituj të ndryshëm janë shpalosur javën e fundit që ka bërë që edhe tifozët të jenë të ndarë.
Kritikët kundër Messi janë rritur shumë kohëve të fundit, kurse paraqitjet jo të mira tani mund të shkaktojnë reagime që ai nuk është përballur me to.
Messi nuk do të jetë më i paprekshëm siç ka qenë.
Atmosfera në zhveshtore
Kapiteni po qëndron, por duket se disa nga shokët e tij më të mirë do të largohen.
Tërë sytë janë në Luis Suarez, i cili pritet të largohet shpejt, derisa Arturo Vidal një tjetër aleat i Messi pritet që po ashtu të largohet.
Vetëm Jordi Alba dhe Sergio Busquets pritet që të qëndrojnë.
Sa për trajnerin, Ronald Koeman, i njohur për karakterin e tij të fortë edhe më parë para se ai të merr punën është parë kjo gjë dhe këtë kokëfortësi ai e ka treguar që në takimin e parë me Messi.
Marrëdhëniet e trajnerin dhe numrit të tij 10 do të jenë çelësi se si do të shkon sezoni 2020/21.