Pasojat e Covid-19, mbi 5 mijë kosovarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor

20:18 | 20 Qershor 2021

Mbi 5 mijë kosovarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor.

Vaksinimi masiv kundër Covid-19 nga profesionistët e shëndetit mendor po vlerësohet si një lehtësim psikologjik për qytetarët. Megjithëse pohojnë se pasojat e shkaktuara në shëndetin mendor do të jenë afatgjate.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshilla në tejkalimin e problemeve që u shkaktoi virusi i rrezikshëm. Në këtë qendër thonë se stres të sërishëm te qytetarët po shkaktojnë edhe variantet e reja të Covid-19.
Frika, ankthi e çrregullime të tjera janë problemet që i shoqëruan ata në periudha të ndryshme të pandemisë.

Mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshillim në tejkalimin e këtyre problemeve.

Ndër psikologë vlerësojnë se Covid-19 shkaktoi pasiguri emocionale tek shumë qytetarë madje edhe konflikte familjare që çuan në ndarjen e çifteve bashkëshortore.

Komento: