22 të arrestuar dhe masa të reja, pasojat e Feyenoord – Ajax në Holandë.
22 persona u arrestuan për hedhje objektesh dhe “shpërthimin” e mjeteve piroteknike në stadium, pas fitores 2-1 të Ajaxit të Amsterdamit në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës.
Davy Klaassen i Ajax u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna, duke shkaktuar një ndërprerje të gjatë të ndeshjes.
Feryenoord njoftoi se do të mbyllë pjesërisht një sektor të stadiumit për ndeshjen me Romën në çerekfinalet e Europa League të programuar në 13 prill.
Ndërkohë Federata holandeze e futbollit deklaroi se të enjten do të prezantojë masa më të ashpra ndëshkuese.
Gjyqtari do të ndërpresë automatikisht një ndeshje nëse hidhen objekte në fushë nga tribunat, ose nëse një tifoz pushton fushën.