Hetimi për vjedhjen e 120 mijë Eurove në shtëpinë e ish-shefes së kabnietit të ministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi ka marrë një tjetër rrjedhë.
Krahas hetimeve të policisë, për origjinën e parave të gjetura në shtëpinë e pastrueses së saj, Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havierit, Prokuroria e Tiranës po kryen verifikime lidhur burimin e të ardhurave të ish-zyrtares.
Ndërkaq mësohet se ish zyrtarja zotëron pasuri të paluajtshme. Nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin. Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin, si dhe bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë. Ajo rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë.